Një ngjarje e rëndë ka goditur Brazilin, me rënien e një avioni në Sao Paulo, ku ishin 62 pasagjerë.

Emerson Massera, një zyrtar i policisë ka thënë për mediat se nga kjo tragjedi nuk ka asnjë të mbijetuar.

Ai tha se zjarri është vënë nën kontroll, por rreth 50 zjarrfikës janë ende duke punuar për të ftohur zonën. “Është një skenë shumë e trishtuar. Puna jonë tani është e përqendruar në pastrimin e zonës në mënyrë që të vijojë hetimi dhe identifikimi i trupave”, tha ai.

Avioni ATR-72 i operuar nga linja ajrore Voepass Linhas Aéreas ishte duke u nisur nga Cascavel, në shtetin e Parana, për në Guarulhos, në Sao Paulo, kur u rrëzua në një lagje banimi rreth 76 km larg kryeqytetit të shtetit. Voepass tha se 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit ishin në bord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA