FOTO/ Dy persona grabisin sasinë e konsiderueshme të eurove në pikën e shërbimeve në Shkodër, “zhduken” pas mashtrimit me zarfet

09/08/2024 21:43

Dy shtetas të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.

Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët.

Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por pa euro brenda. Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë këqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.

Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë. Në pamje duken fytyrat e dy personave që dyshohet se kanë vjedhur sasinë e konsiderueshme të eurove. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA