Rinovimi, Gasperini: Prisja më tepër, paratë kurrë problem

08/08/2024 17:35

Gian Piero Gasperini u ndal edhe te situata e tij gjatë fjalës së sotme, duke dhënë lajmin se rinovimi me Atalantën është gati.

“Kam një marrëveshje me CEO-n dhe presidentin e klubit për zgjatjen e bashkëpunimit me dy vite të tjera.

Marrëveshjet që kam bërë me ta janë respektuar gjithmonë. Zyrtarizimi mund të bëhej edhe më përpara, por kjo nuk është një problem për mua.Siç paratë nuk kanë qenë kurrë një problem. Prisja një kontratë pak më të gjatë në afatin kohor, e pranoj, por gjithsesi jam i lumtur njësoj”, shprehet trajneri i fituesve të Europa League.

66-vjeçari qëndron në pankinën e skuadrë zikaltër prej qershorit të vitit 2016. Dhe gjatë këtyre viteve ka zhvilluar një punë të mrekullueshme me Atalantën.

Ekipi ku bën pjesë edhe Berat Gjimshiti, do të sfidojë Realin e Madridit në finalen e Superkupës së Europës në datën 14 gusht./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA