Basketbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ish-ylli i NBA
Një gafë e pazakontë ka ndodhur në Lojërat Olimpike Aziatike që po zhvillohen në Nagoya të Japonisë, ku organizatorët luajtën himnin kombëtar të Koresë së Veriut në vend të atij të Koresë së Jugut.
Ngjarja ndodhi përpara ndeshjes së hokejit mes Koresë së Jugut dhe Bangladeshit. Lojtarët koreano-jugorë ishin rreshtuar në fushë për të dëgjuar himnin e tyre, por mbetën të hutuar kur nisën tingujt e himnit të Koresë së Veriut.
Organizatorët e kuptuan gabimin pak më vonë dhe ndërprenë himnin, përpara se të vendosnin atë të Koresë së Jugut.
Aichi-Nagoya Asian Games. The North Korean anthem is mistakenly played for the South Korean team. pic.twitter.com/SycDoRWlF1
— 由仁アリン Arin Yuni 🇸🇬 Singapore meetup (9/26) (@Arin_Yumi) September 18, 2026
Koreja e Jugut fitoi ndeshjen me rezultatin e thellë 5-0, por federata e saj protestoi zyrtarisht për incidentin.
Gabimi mori një rëndësi të veçantë për shkak të marrëdhënieve tejet të tensionuara mes dy Koreve. Teknikisht, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut mbeten ende në gjendje lufte, pasi Lufta e Koresë përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.
Top Channel