Serbët e veriut të Mitrovicës në protestë, forca të shtuara të KFOR dhe Policisë së Kosovës “blindojnë” zonën
07/08/2024 10:50
Para fillimit të protestës së serbëve në veri të Mitrovicës një numër i shtuar i njësiteve të KFOR-it janë të stacionuar pranë urës së Ibrit.
Gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami, bën me dije se njëkohësisht ka edhe një numër më të lartë të njësiteve të Policisë se Kosovës që janë angazhuar për siguri.
Protesta është iniciuar nga disa serbë lokalë për të kundërshtuar hapjen e Urës mbi Lumin Ibër.
Top Channel