Këngëtarja e njohur Ronela Hajati në “Pushime on Top” me Eni Shehun, ka treguar se në fillimet e karrierës së saj, ku nisi edhe koncertet e ka ngacmuar 80% e estradës dhe për të ka qenë shumë normale.
Ajo nuk ka ngurruar të tregojë se ka pasur lidhje me njerëz të estratës apo flirtime. Sa i përket jetës së saj në këto momente, ajo shprehet se nuk ka asnjë lloj interesi tek asnjë artist dhe se dëshiron shumë të bjerë në dashur, por e ka të vështirë edhe për shkak të moshës.
Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…
Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po më ka ndodhur.
Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.
Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.
Eni Shehu: Ndonjë lidhje në Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?
Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur snuk shumë, kupton.
Top Channel