Sulm terrorist në një plazh në kryeqytetin somalez! Bregdeti ishte i mbushur me pushues, dhjetëra të vrarë

03/08/2024 17:34

Të paktën 32 persona janë vranë në një sulm vetëvrasës të kryer nga militantët e AL-Shabab, në një vend popullor buzë detit në kryeqytetin e Somalisë.

Zëdhënësi i policisë, Abdifatah Adan Hassan, deklaroi se rreth 63 persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Ai raportoi se disa persona u përpoqën të mbuloheshin në plazhin e Lidos, ndërsa të tjerë u përpoqën të largoheshin nga vendi, pas sulmit terrorist.

“Pashë njerëz të plagosur në breg të plazhit. Njerëzit po bërtisnin në panik dhe ishte e vështirë të dalloja se kush ishte i vdekur dhe kush ishte ende gjallë”, shtoi ai.

Një dëshmitar okular i tha agjencisë së lajmeve AFP se njerëzit ishin në gjendje paniku, pasi “ishte e vështirë të dihej se çfarë po ndodhte sepse të shtënat filluan menjëherë pas shpërthimit”.

Al-Shabab kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë jugore dhe qendrore. Grupi është i lidhur me Al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale për gati 20 vjet kundër qeverisë së mbështetur nga OKB-ja në Somali.

Në një deklaratë që pretendon sulmin, Al-Shabab tha se “politikanë, forca të sigurisë dhe punonjës nga ministri e zyra të ndryshme” ishin në mesin e të vrarëve.

Grupi thotë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë më i lartë se shifrat e publikuara nga policia.

Të paktën pesë persona ishin përgjegjës për sulmin, pasi një sulmues hodhi veten në erë ndërsa tre të tjerë u vranë. Një sulmues tjetër u kap i gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA