Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Votoni kandidatin e opozitës, përçmoni çdo përpjekje për të krijuar provokacione

02/08/2024 21:52

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Himarës që të mos votojnë kandidatin socialist, Vangjel Tavbo, por atë demokrat Petro Gjikurinë.

Sipas Berishës, himariotët duhet të votojnë për të drejtat dhe tokat e tyre, ndërsa sulmoi kandiatin Vangjel Tavo dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha: O miq, mafiozi nuk ka atdhe, nuk ka fe, nuk ka moral, mafiozi është vetëm mafioz. Ka vetëm interesa mafioze. Për interesat mafioze të Oltës Strategjike, shkelmon mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues. Për interesat më mafioze, burgos Belerin me motive tërësisht politike, vetëm e vetëm se Beleri ia bënte pluhur ëndrrën e Gjipesë të 224 mijë metra katrorë tokë. E keni parasysh? E dini ku u bie Gjipeja? Kanioni i Gjipesë. Imagjinoni ju se ku i ka ngelur shpirti atij. Pra, qytetare dhe qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja.

Është votë për të drejtat tuaja. Është votë për të mbrojtur tokat, pronat nga mafia më e pashpirt, më e rrezikshme jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit dhe Europës që kryesohet nga Edi Rama. Vangjel Tava nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm një kukull të Edi Ramës, që emërohet aty vetëm për Gjipenë. Po Gjipeja është një dosje. Po ku ta dimë ne sa dosje të tjera mund të ketë ky njeri që para tre muajsh na zotohej se unë dhe nëna ime e ndjerë, nuk kemi kërkuar një metër katror tokë? Po çfarë rrenacaku është ky? Edhe shpirtin e nënës së vdekur e përdorur për të mashtruar. Çfarë morali ka ky? Ndaj dhe e mbyll këtë fjalë, me thirrjen time për qytetarët e Himarës, shmangni çdo provokim, votoni si qytetarë të denjë ditën e dielë.
Përçmoni çdo përpjekje për të krijuar provokacione ndaj jush nga bandat e Edi Ramës dhe fitorja është e juaja, fitorja është e Himarës, është e demokracisë. Fitore, fitore, fitore!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA