19 raste të reja me Covid në Kosovë, paralajmërimi i Institutit të Shëndetësisë Publike

27/07/2024 17:11
Foto ilustruese

19 raste pozitive me COVID 19 janë regjistruar në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike atje.

Ky institut rekomandoi disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID 19, përfshirë praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur.

IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023, raporton Radio Evropa e Lirë.

Megjithatë, raste me koronavirus, që për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës në fundin e vitit 2019, së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.

Në janar të këtij viti, revista shkencore Lancet publikoi një studim rreth pandemisë së koronavirusit. Sipas gjetjeve të studimit pandemia ndikoi në jetëgjatësinë e njerëzve, pasi gjatë periudhës së pandemisë jetëgjatësia ra për 1.6 vjet.

Hulumtuesit e Lancet po ashtu vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet u shkaktuan qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA