Janë arrestuar katër persona në Ksamil të cilët u konfliktuar me njëri-tjetrin pasi përplasën automjetet e tyre.

Në pranga u vunë A. M., 28 vjeç, A. M., 21 vjeç, banues në Delvinë, M. N., 40 vjeç dhe V. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ditën e djeshme në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, u gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA