Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë nisur zyrtarsiht, teksa ceremonia hapëse, përveç paradës së flamujve që u bë me varka në lumin Sena, solli dhe një sërë eventesh mahnitëse të shoqëruar me muzikë, opera, art, histori dhe emocione.

Ceremoni e cila nisi me flamurin grek që hapi paradën, si vendi krijues i këtyre lojërave, teksa u shoqërua më pas nga shumë të tjerë, mes tyre edhe Shqipëria.

Një performancë drithëruese u përcoll nga artistja e mirënjohur, Lady Gaga, e cila gjatë performancës së saj u shoqëruar me disa nga sportet e vjetra të këtyre lojërave.

Pas saj e kishte radhën opera e frymëzuar nga Revolucioni Francez, teksa skena u ndez më pas nga këngëtarja franceze, Aya Nakamura.

Gjithashtu nuk mungoi promoja me filmin e njohur “Minions”, të cilët në mënyrë komike prezantuan disa nga sportet që do të jenë pjesë të këtyre lojërave.

Teksa parada e flamujve vazhdonte në lumin Sena, në tokë vijonte spektakli me yje të shumtë që iu bashkuan këtij evenimenti, ku gjithashtu u shoqërua dhe nga një paradë mode.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA