Dritan Dajti nga qelia me videokonferencë, shtyhet sërish seanca gjyqësore! Burgu i Peqinit: S’i llogarisim dot vitet e dënimit, ja pse

23/07/2024 15:50

Në seancën e radhës ndaj Dritan Dajtit Burgu i Peqinit u shpreh i pamundur për të bërë përllogaritjen e dënimit të kryer nga i dënuari.

IEVP Peqin i është drejtuar për ndihmë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për përllogaritjen e dënimit në kushtet kur ndaj Dritan Dajtit rëndojnë disa vendime gjyqësore.

Teksa asnjë prej institucioneve eprore nuk i ka kthyer përgjigje Burgut të Peqinit, ky i fundit nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim ndaj Dritan Dajtit, i cili nga ana e tij kërkon konstatimin e kryerjes së dënimit.

Por gjykata në të njëjtën linjë me prokurorinë e kanë cilësuar të pabazuar pretendimin e IEVP Peqin, pasi këtij institucioni nuk i kërkohet interpretimi ligjor i vendimeve të gjykatave, por vetëm përllogaritja matematikore e dënimit të vuajtur.

Në këto kushte seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit u shty për në 30 Korrik për t’i lënë kohë Burgut të Peqinit të bëjë llogaritë e vuajtjes së dënimit deri në datë 11.06.2024 para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e kthen Dritan Dajtin në burg përjetë.

Ndërkohë gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e trupit gjykues, ndërsa pas shkarkimit nga vetingu pak ditë më parë të Neritan Hoxhës, çështja Dritan Dajti iu caktua një prokuroreje rishtas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA