Trump reagon për herë të parë pas tërheqjes së Biden, komenti i tij për Kamala Harris

21/07/2024 20:20

Kandidati republikan për President të SHBA-së, Donald Trump ka reaguar menjëherë pas vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara.

I kontaktuar nga CNN, vetëm pak minuta pas tërheqjes së Biden, ish-Presidenti Trump e përshkroi Biden si “Presidenti që po ikën si më i keqi deri tani në historinë e vendit tonë”.

Trump tha se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden.

Ndërkohë Biden ka propozuar Harris për kandidate përballë Trump, duke thënë: Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e kandiduara e partisë sonë këtë vit. Demokratët, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA