Berat Gjimshiti nuk kursehet pas San Marinos: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi. S’u duk diferenca me San Marinon
Goli i shënuar mbrëmjen e sotme nga San Marino në humbjen 2-1 nuk ndryshoi fatin e ndeshjes, por theu një tabu historike kundër Shqipërisë.
Përfaqësuesja e vogël arriti të gjejë rrugën e rrjetës për herë të parë pas plot 5 përballjesh shterpe. Megjithëse mallkimi u thye, diferenca në golaverazhin e përgjithshëm mes dy ekipeve mbetet një humnerë: në 6 duele direkte të luajtura në histori, bilanci shkatërrues tashmë shënon 18:1 në favor të kuqezinjve.
Por, me rënien e tabusë së San Marinos, stafeta e këtij rekordi negativ kalon te një tjetër principatë. Lihtenshtejni mbetet tashmë e vetmja kombëtare që është përballur më shumë se një herë me Shqipërinë dhe ende nuk e di se çfarë do të thotë të festosh një gol ndaj nesh. Në 4 ndeshje të zhvilluara mes tyre, bilanci flet qartë: 4 fitore për Shqipërinë dhe një golaverazh i paprekur prej 9:0.
Në arkivën e Kombëtares ka edhe skuadra të tjera që e kanë mbyllur me “zero” sfidën kundër mbrojtjes sonë, por ato mbeten përballje teke. Përfaqësuese si Gjibraltari, Irani apo Uzbekistani numërojnë nga një humbje minimale 1-0, ndërsa Vietnami ruan kujtimin e një disfate të thellë 5-0. Ekziston edhe një mini-listë “paqësore” me Kamerunin, Kubën dhe Marokun, të cilat në duelet e tyre të vetme ndaj kuqezinjve nuk kanë shënuar, por as nuk kanë pësuar, duke e mbyllur në barazime të bardha 0-0.
Tashmë që San Marino e fshiu këtë “njollë”, Lihtenshtejni konfirmohet si i vetmi kundërshtar absolut që vuan thatësirën totale të golit përballë Shqipërisë.
Top Channel