Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro
Një debat i fortë mes të rinjve u zhvillua në studio për hetimin ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Enri tha se Balluku “ka vilë në Palasë, ndërsa unë paguaj 550 euro qera”, ndërsa Flogerti i kërkoi të bazohej te një vendim gjykate i formës së prerë.
Pjesë nga debati
Enri: Një eurodeputete greke është në krye të partisë së djathtë. Ka dhënë dorëheqjen dhe i ka ikur mandati vetëm sepse kishte një fondacion të vetin për partinë e saj, kur e kishte hapur. E kishte të deklaruar. Një! Këta kanë miliarda euro që ia kanë vjedhur popullit. Po pra, 50 milionë i ke vetëm, fundi i fundit, në shëndetësi. 50 milionë euro dhe ti del këtu dhe më thua mua: “Jo, se Belinda Balluku duhet të faktohet”. Çfarë duhet të faktohet, more?
Flogerti: Në hetim mund të jesh edhe ti, o vëlla. Çfarë do të thotë, se je fajtor?
Enri: Ka vilë në Palasë, kurse unë paguaj 550 euro qira.
Flogerti: A ka vendim? A ka vendim të formës së prerë?
Enri: Zotëri, është e faktuar, është faktuar.
Flogerti: Çfarë ka ndodhur?
Enri: Është në gjykim…
Flogerti: Unë s’e kam marrë vesh. Unë s’e kam marrë vesh sot që ka një vendim të formës së prerë për zonjën Balluku. Nuk ka.
Enri: Ju keni humbur dinjitetin si njerëz. Si njerëz!
Flogerti: Vetëm të bëjmë debat real. Ai kërkon protesta që Belinda Balluku të ikë nga ministria. Është shkarkuar.
Enri: Po imuniteti, zotëri, që e mbron sot? Kërkesa nga SPAK-u…
Top Channel