Alen Sherri drejt Serie A. Portieri shkodran, i cili fitoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë me Egnatian në sezonin e fundit, është afër transferimit te Cagliari.

Klubi sard pritet ta bëjë të vetin 26-vjeçarin për një shumë rreth 500 mijë euro. Me Sherrin që do të jetë portieri i dytë i skuadrës ishullore në hierarki pas Scuffet.

Në Itali e cilësojnë të kryer kalimin e “gardianit” në Serie A. Vllaznia, Laçi dhe Egnatia janë klubet ku ka luajtur Sherri, autor i rreth 200 ndeshjeve në Shqipëri.

Shkodrani debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në miqësoren e humbur 1-0 përballë Katarit. Takim i luajtur në Marbella në datën 11 shtator 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA