Qeveria e Namibisë ka refuzuar papritur të zgjasë vizën e qëndrimit për një mbret të Ugandës që po qëndronte në vend për trajtim mjekësor që prej muajit prill.
Mbreti tradicional Mutebi II i krahinës Buganda po merrte trajtim mjekësor për një sëmudje të paspecifikuar, në një qendër mjekësore e cila bëri aplikimin për zgjetjen e lejes së qëndrimit. Por spekulime janë përhapur per arsyet e vërteta te qendrimit te tij, cka kane sjellje kërkesa te shumta transparence.
Papritiur ministria e jashtme namibiane tha në përgjigjen e saj se ‘ligji lejonte një qëndrim maksimal prej 90 ditësh për qytetarët e huaj.’
Zhvillimi vjen pasi zyrtarët namibianë kishin shprehur pakënaqësi për protestat e aktivistëve të Ugandës në selinë diplomatike të Namibisë.
“Ne kontrolluam të dhënat dhe ju informojmë se kërkesa e zgjatjes së lejes është refuzuar”, njoftonin mediat vendase duke cituar zyrtarin e ministrisë.
I dërguari i Ugandës në Afrikën e Jugut tha kohët e fundit se Namibia është e pakënaqur me ngacmimet e zyrtarëve diplomatikë gjatë qëndrimit të mbretit në vend.
Në maj ka pasur protesta gjithashtu dhe në Komisionein e Lartë në Britani duke kërkuar transparencë për qëndrimin e zgjatur të mbretit të Ugandës, pas akuzave në media se gjithçka mund të ishte një mbulim i pengmarrjes së mundshme.
Dy javë më parë autoritetet fisnore në rajonin Buganda shkuan në Namibi për të kërkuar të vërtetën mbi shëndetin e mbretit, çka solli kritika nga presidenti Ugandës, Yoweri Museveni.
Delegacioni kishte udhëtuar pa njoftuar autoritetet në Uganda dhe u ndalua përkohësisht në Namibi dhe iu kërkua nëse kishin autoritzimi për t’u takuar me monarkun.
Buganda është një nga katër mbretëritë e lashta të Ugandës, të cilat nuk kanë më pushtet zyrtar por mbeten të respektuara e me influencë.
Zyrtarët e Uganës kanë apeluar vendimin e refuzimit të vizës, shkruan BBC.
Top Channel