Adele ka njoftuar se do të shkëputet nga muzika pas një koncerti që do të mbajë në Mynih.

Këngëtarja e njohur britanike, me admirues nga e gjithë bota tha se nuk ka plane për të krijuar muzikë të re dhe fuqitë e saj janë shteruar për të qenë në skenë çdo fundjavë në Las Vegas

Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese vetëm për pak kohë.”-tha Adele në një intervistë.

Adele mban koncerte në “Weekends With Adele në Caesars Palace” në Las Vegas që nga nëntori 2022 dhe do ta përfundojë më 23 nëntor.

Para shfaqjeve të fundit në Vegas, ajo po kalon verën në Mynih ku do të luajë dy koncerte në javë për pesë javë.

Albumi më i fundit i Adelës është ’30’ , i publikuar në nëntor 2021. Ai kryesoi listat e MB dhe SHBA dhe u bë albumi më i shitur atë vit në SHBA pas vetëm një dite në shitje. Kënga kryesore Easy on Me gjithashtu arriti në vendin e parë në të dy vendet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA