Duket se problemet për Drake nuk kanë fund, me artistin e njohur që nuk ka kaluar periudha të mira gjatë këtij viti, sidomos pas deklaratave të rivalit të tij, Kendrick Lamar në diss-et që i ka drejtuar kanadezit.

Së fundmi, ai ndau një video të tij duke ecur nëpër atë që duket të jetë rezidenca e tij e mbytur në Toronto, pasi qyteti u godit nga një stuhi e rrëmbyeshme shiu që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

“Më mirë të jetë Espresso Martini”, tha Drake me shaka në Instagram së bashku me një video të ujit të turbullt që derdhej në një dhomë.

Shtëpia e Drake, e njohur si “Ambasada”, është në lagjen luksoze Bridle Path të Torontos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA