Kylian Mbappe u prezantua si lojtari më i ri i Real Madrid në një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin Santiago Bernabeu në praninë e më shumë se 80.000 tifozëve.
Në fjalën përshëndetëse, presidenti i madrilenëve, Florentino Perez theksoi se Mbappe kaloi shumë pengesa dhe sakrifikoi shumë për t’u shndërruar në një lojtar të Realit, duke “thumbuar” kështu Paris Saint-Germain që u mundua ta bllokonte deri në fund këtë transferim.
“I dashur Kylian, mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re. Jemi të lumtur që e realizove ëndrrën tënde, e di emocionin që po përjeton. U dashurove me Real Madridin që fëmijë, në moshën 13-vjeçare kur erdhe për herë të parë këtu sytë të shkëlqyen.
Dhe më pas në 2012 Zidane ju ftoi të zbuloni botën e Real Madridit. Unë dua që ta dish se dashuria që ke ndjerë për Real Madridin që kur ke qenë fëmijë ju ka dhënë forcën për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur këtu. Menjëherë e kuptove se ky klub ka diçka ndryshe. Këtu ndodhin gjëra që është e vështirë të shpjegohen.
Këta njerëz nuk do të braktisin kurrë. Je këtu sot sepse e dëshiroje. U kujdese të thyeje të gjitha barrierat që qëndronin në rrugën e ëndrrës tënde. I dashur Kylian, faleminderit për përpjekjet e mëdha që bëre për të veshur fanellën Los Blancos, shumë nuk e dinë se çfarë sakrificash dhe pengesash kalove deri në këtë moment”, u shpreh Perez./ Super Sport
Top Channel