Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “Siguria detare”, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
Si rezultat gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, ka bllokuar 34 mjete lundruese.
– Mjetet e bllokuara: 24 jet ski, 6 skafë dhe 4 gomone.
– 25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
– 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
– 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
10 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.
Drejtuesit e 24 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Top Channel