Kur ish-kryeministri vazhdon të mbahet nën arrest shtëpiak prej shtatë muajsh, avokatët e tij dhe gjyqtarja e çështjes u mbyllën në të njëjtën sallë për të dëgjuar SPAK-un mbi hetimet që kishte kryer 60 ditët e fundit.
Por se çfarë hetimesh janë bërë përfshi edhe ekspertët e thirrur, nuk e mësoi asnjë nga palët. Mbrojtja e Sali Berishës, kërkoi t’i vendoseshin aktet shkresore në dispozicion. Por që kjo të ndodhë sipas gjykatës, Sali Berisha duhet të paguajë në sekretarinë gjyqësore për çdo shkresë të tërhequr.
“Nuk është çështje parash, është çështje parimore. Ne nuk jemi palë e tretë jemi palë direkte në proces dhe ka një precedent, është precedent Beqaj”, tha avokati Genc Gjokutaj.
Ky raportim i prokurorëve duhet të kryhej pak ditë pasi ata i dhanë vetes kohë shtesë me limit deri në 2 tetor. Brenda kësaj date dy prokurorët e “Partizanit” duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë me tre të dyshuarit e deri tanishëm Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, ku vetëm, ku i fundit ka fituar masën e detyrimi me paraqitje.
“Janë 12 fashikuj që janë kryer gjatë dy muajve hetime. Këto duhet të na i vendosnin në dispozicion”, tha ai.
Ish-kryeministri po merr refuzim nga të gjitha gjykatat, ku përfshihen kërkesat për zbutje mase, dhe për ta shoqëruar në parlament. Në këtë klimë kundërshtish, e vetmja që deri më tani është pritur pa refuzim është zgjatja tre mujore e hetimeve.
Edhe Gjykata e Lartë kundërshtoi kërkesën e tij për të dorëhequr kolegjin penal që do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për të zbutur masën.
Anila Hoxha: A ka gjykatë që e gjykon Berishën në Shqipëri?
Genc Gjokutaj: Nuk e di këtë, investigojeni!
Top Channel