Zyra Federale e Auditimit në Gjermani ka kritikuar prokurimin dhe cilësinë e maskave mbrojtëse që shteti bleu gjatë pandemisë, duke e përshkruar si të dyshimtë.

Si shembull jepet një incident i fillimit të vitit 2021, kur koronavirusi pushtoi një azil të moshuarish pranë Neumünster, ne të cilin vdiqën pesë persona, e gjithë kjo në një kohë kur qeveria i kishte dhuruar këtij institucioni maska për mbrojtje nga virusi (PfH).

Bëhej fjalë për modelin KN95 nga Kina, maska të cilat konsideroheshin të “kontrolluara”, por një pjesë u konstatuan se kishin mangësi të theksuara në cilësi.

Zyrtarë rajonalë të shëndetësisë kishin pasur që më herët dyshime dhe paralajmëruar që modeli i maskave në fjalë të mos përdorej.

Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë i Schleswig-Holstein, Heiner Garg, theksoi se në fillimet e pandemisë ishin kohëra kaotike, nuk kishte maska ​​​t​ë mjaftueshme për banorët në objektet e kujdesit për të moshuarit dhe për në spitale, ndaj dhe kërkuan dëshpërimisht ndihmë në nivel federal.

“Procedura merrni çfarë të merrni”, duket u aplikua në ato momente për shkak të emergjencës dhe kriteret për kontrollin e cilësisë së maskave mbrojtëse të importuara, u ulën me qëllimin të kursehej kohë, nga frika se popullata nuk do të furnizohej me një sasi të mjaftueshme maskash kundër virusit korona.

Megjithatë auditorët gjermanë theksojnë se Ministria duhet ta kishte ndërprerë këtë praktikë, që nga qershori i vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA