Live Real Madrid-Man. City/ Tripletë e Valverdes, uruguaiani dhuron spektakël në “Bernabeu” (Video) 11/03 21:47
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, pjesë e panelit të Top Story komentoi takimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit me gazetarët, i cili u mbajt këtë të hënë pa kamera.
Ajo theksoi se Dumani këmbënguli se duhen më shumë hetues, edhe pse mund të duken shumë 60.
“Nuk dha asnjë lajm u pyet për çështjet më të nxehta, e çoi ujin në mullirin e tij duke ruajtur sekretin hetimor ai tha se mund të duken shumë 60 hetues, por shumica e tyre janë të angazhuar në përgjime, por Byroja ka kompetenca që të jenë pjesëmarrës edhe në përgjimet hetuese, kjo tregon këmbënguljen në apel për të pasur më shumë staf sa i takon Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha Hoxha.
Top Channel