Gjermania u eliminua nga Europiani që zhvillohej në shtëpinë e tyre pas disfatës nga Spanja në Shtutgart vetëm në minutat e fundit të kohës shtesë.
Ky eliminim solli shumë polemika, për shkak të një penalltie që nuk u akordua nga gjyqtari anglez Anthony Taylor për “Panzerat”, i cili vendosi as të mos konsultohej me VAR-in.
Sipas asaj që raporton “Bild”, me të do të duhej të merrej edhe Sandro Wagner, ndihmësi i trajnerit Nagelsmann. Ish-lojtari i Bayern ka shpërthyer në dhomën e zhveshjes së arbitrit menjëherë pas ndeshjes, duke thënë fjalë të forta dhe ofendime. Disa dëshmitarë konfirmuan se diskutimi u zhvillua gjatë.
Megjithatë, trajneri i Gjermanisë nuk ka dashur të shkojë më tej dhe e ka komentuar ngjarjen duke thënë: “Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një vlerësim i tillë në një milisekondë”.
Por nuk mbaron këtu. Gjithashtu sipas “Bild”, Anthony Taylor është shoqëruar për të dalë jashtë stadiumit dhe më pas do është futur në një furgon pa dhënë asnjë deklaratë në lidhje me penalltinë e shumëpërfolur që nuk u akordua, 80 minuta pas fishkëllimës së fundit. Asnjë lloj shpjegimi, vetëm heshtje dhe një arratisje e vërtetë për të shmangur përplasjet me tifozët.
Top Channel