Franca mori një fitore dramatike 1-0 ndaj Belgjikës në Nations League, falë një goli spektakolar të Michael Olises në minutën e 88-të.

Por përveç golit që vendosi ndeshjen, në qendër të vëmendjes përfundoi edhe reagimi i trajnerit Zinedine Zidane. Në momentin kur topi përfundoi në rrjetë, Zidane nuk arriti ta përmbante emocionin. Trajneri francez shpërtheu në vijën anësore, vrapoi përgjatë saj dhe, në kulmin e festimit, goditi me forcë një top që ndodhej mbi një kon.

Një reagim spontan, plot pasion, që menjëherë u bë viral në rrjetet sociale. Imazhet e “Zizou”-s duke festuar në mënyrë kaq të çlirët rikthyen në vëmendje edhe një herë karakterin emocional të ish-kampionit të botës.

Kliko këtu për të parë shpërthimin e Zidane

Për Zidanen, kjo ishte fitorja e dytë radhazi që prej marrjes së drejtimit të kombëtares franceze. Por këtë herë, golin e Olises nuk e festoi thjesht me grushtin lart: Zidane e “shpërtheu” gjithë emocionin në vijën anësore.

Top Channel