Superprocesi për Manchester City, solisti i ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez
Gjermania mori një goditje në mbrëmjen e së dielës teksa u mund në shtëpi nga Greqia, një humbje kjo që në mënyrë të paevitueshme solli edhe kritika të forta në drejtim të 4 herë kampionëve të botës.
Trajneri i Die Mannschaft pas përfundimit të ndeshjes komentoi këtë disfatë duke nisur nga momenti i golit të pësuar.
‘Nuk prisja që të shënonin një gol ashtu, por as nuk u habita-tha Klopp që më pas kërkoi kohë për skuadrën e tij-futbolli ka nevojë për stërvitje, futbolli ka nevojë për automatizma’.
Gjermania është me vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve të para dhe ish trajneri i Liverpool mori përsipër të gjithë përgjegjësinë.
‘Formacioni, përzgjedhja, zëvendësimet janë 100% përgjegjësia ime-tha Klopp që për këtë fushatë të Nations League ka thirrur plot 44 futbollistë me trajnerin gjerman që gjithsesi është i palëkundur në rrugën që ka ndërmarrë.
‘Preferoj më shumë një fillim të keq sesa një fund të keq. Gjithçka do të shkojë mirë nëse i bëjmë gjërat ashtu siç duhet-tha trajneri i Die Mannschaft
Top Channel