Kualifikim me “dhimbje”, Spanja shkon e përgjysmuar në gjysmëfinalen e së martës

05/07/2024 20:54

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e këtij turnamenti pas një fitoreje dramatike përballë Gjermanisë në Shtutgart.

Gjithsesi, gjërat nuk do të jenë të lehta për “La Rojan”, aty ku do të gjejë fituesin e takimit Portugali-Francë.

Le Normand, Carvajal dhe Morata nuk do të luajnë në gjysmëfinale, kjo për shkak të kartonëve.

Le Normand u ndëshkua në pjesën e parë, ndërsa Carvajal mori karton të kuq në minutën e fundit. Pas kësaj, Morata protestoi nga stoli, duke u ndëshkuar dhe ai me karton të verdhë për shkak të protestave dhe duke plotësuar kështu numrin.

Gjithashtu, në dyshim janë dhe Pedri me Fabian Ruiz, të cilët lanë fushën e dëmtuar.

Top Channel