Tjetër vdekje në plazh brenda pak minutash, i moshuari humb jetën sapo futet të lahet në Zvërnec
04/07/2024 11:24
Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnecit teksa po lahej në det.
83-vjeçari F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.
Ky është rasti i dytë brenda pak minutash.
Në Durrës 70-vjeçari J. Gj., banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Top Channel