“Kam kokore biçiklete, për çfarë më…?”, policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një person
20/10/2026 21:52
Policia ka kryer kontrolle mbrëmjen e sotme brenda ambienteve të lokalit te ‘Tajvani’.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur efektivët e policisë mësyjnë në lokal dhe fillojnë të kontrollojnë disa të rinj që ndodhen brenda kafenesë.
Pas kontrolleve policia ka shoqëruar një të ri i cili ka kundërshtuar duke thënë: “Kam kokore biçiklete, për çfarë më shoqëron?”
Top Channel