Krokodili i kuq, prezantohet ekskluzivisht në “Artkand” vepra ikonë e artistit më të shitur francez, Richard Orlinski

29/06/2024 16:41

Për herë të parë në një televizion shqiptar një vepër ekskluzive dhe unike nga artisti i mirënjohur francz Richard Orlinski, artisti më i shitur bashkëkohor francez që prej 2015, në programin Artkand me Jetona Koçibellin.

Veprat e tij janë ekspozuar aktualisht tek Piramida. Sipas ligjit europian kjo vepër konsiderohet si vepër origjinale, kopja e pare nga 8.

Richard Orlinski- Krokodili i kuq 1/8, skulpturë në rezinë, 70x 30 cm, çmimi fillestar 8000 euro.

“Unë besoj thellësisht në fuqinë e artit, shpesh njerëzit nuk kanë besimin për të shtyrë derën e një galerie apo muzeu, ndaj bëj që muzeu të vijë tek ata!” Richard Orlinski.

Richard Orlinski eshte artisti bashkëkohor francez më i shitur në botë që nga viti 2015. Ai filloi karrierën e tij artistike në vitin 2004 dhe krijoi veprën e tij të parë, një krokodil kuq të ndezur, e cila u bë shpejt një vepër ikonë e skulptorit. Artisti frymëzohet nga pop-kultura, objektet e përditshme dhe popullore. Richard Orlinski zhvilloi shpejt skulptura të reja, shpesh kafshë, të gjitha simbole të lirisë, fuqisë dhe pasionit.

Rezultati është një seri punimesh të fuqishme, me ngjyra pop dhe një stil të gjerë që do të udhëtojnë botën. Shumë shpejt, ekspozimi i veprave të tij shpesh spektakolare të mëdha në vende të pazakonta dhe të hapura u bë marka e tij tregtare. I shtyrë nga dëshira për të demokratizuar artin dhe për ta bërë atë të aksesueshëm për sa më shumë njerëz, Richard Orlinski është i interesuar për të gjitha mjetet shprehëse dhe arti i tij nuk njeh kufij.

Në vitin 2021, ai u emërua Oficer i Urdhrit të Arteve dhe Letrave nga Ministrja e Kulturës Roselyne Bachelot-Narquin. Me pothuajse 7 milionë ndjekës në Instagram, Richard Orlinski mbledh një komunitet amatorësh si dhe entuziastë shumë të përfshirë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA