23/11 20:33
Rinovim te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman kanë zgjatur bashkëpunimin me Josip Stanisic deri në verën e vitit 2029.
Mbrojtësi kroat ishte i huazuar edicionin e fundit te Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë.
Pas përfundimit të Euro 2024 me Kroacinë, turne ku luajti ndaj Spanjë dhe Italisë, dhe jo kundër Shqipërisë, Stanisic është rikthyer te Bayerni me rinovim.
24-vjeçari i lindur në Bavari, është një produkt i moshave të Bayernit. Përveç rolit të qendërmbrojtësit, ai mund të luajë edhe në krahët e prapavijës.
“Jam shumë i lumtur. Nuk e mbaj mend që kur jam tifoz i këtij klubi të madh”, u shpreh lojtari kroat pas firmës mbi kontratën e re.
Top Channel