Parlamenti i Kenias është pushtuar nga protestuesit, pasi deputetët miratuan projektligjin e diskutueshëm të financave.
10 viktima konfirmohen deri tani, pas të shtënave jashtë parlamentit, ndërsa këta të fundit i kanë vendosur zjarrin.
Të paktën dy trupa janë parë të shtrirë në tokë, sipas CNN. Deputetët për të shpëtuar janë strehuar në bodrumin e Parlamentit.
Keniasit po protestojnë për një projekt-ligj të ri financiar që paraqet propozime jopopullore tatimore që kanë tërhequr shumë zemërim në të gjithë vendin.
Projektligji i diskutueshëm, i cili ka dispozita që shihen si ngarkesa shtesë për qytetarët dhe bizneset e zakonshme, ka ngjallur një protestë të madhe nga një popull tashmë i ngarkuar me një kosto të lartë jetese.
Ajo ka shkaktuar protesta të udhëhequra nga të rinjtë, të cilat, megjithëse kryesisht paqësore, kanë çuar në të paktën një vdekje dhe qindra të plagosur, si dhe arrestime – të gjitha këto janë dënuar nga avokatët dhe grupet e të drejtave të njeriut.
Qeveria ka hedhur poshtë disa nga propozimet e diskutueshme, por ka bërë pak për të qetësuar zemërimin publik. Shumë tani duan që i gjithë projektligji të anulohet.
Top Channel