Sondazhi i Fox News ‘tremb’ Donald Trump, Biden merr për herë të kryesimin me 2 pikë te ‘të pavendosurit’

24/06/2024 18:13

Për republikanët që kanë ‘ulëritur’ gjithë vitin për dobësitë e Joe Biden, suksesi i Donald Trump me donacionet e fushatës duket si një konfirmim i punës së tyre, teksa për herë të parë ish-presidenti ka mundur avantazhin e vjetër të financave të Biden.

Por përveç ‘garës së dollarit’, një seri zhvillimesh të tjera i kanë lënë republikanët me përshtypjen se zgjedhjet e nëntorit nuk do të jetë aq pozitive për partinë e tyre.

Në fillim erdhi performanca e tyre negative në shtetin Ohio si një zonë e papërcaktueshme politikisht, ndërsa më tej ata u detyruan të emëronin një kandidat të së djathtës ekstreme Indiana, një avokat të lartë republikan që përfaqëson një kërcënim “serioz”, edhe pse zona është mbështetëse e Trump.

Tashmë një sondazh i ri nga rrjeti Fox News tregon një ndryshim prej 11-pikësh në favor të Joe Biden mes votuesve të pavarur: Për herë të parë që prej fillimi të vitit Biden kryesonte Trump me dy pikë, sipas sondazhit, 50-48, që është gjithsesi brenda marzhit të gabimit të anketimit.

Ndërsa suksesi i Trump vjen mes shqetësimeve për politikat kundër abortit te kandidatët republikanë, shkruan rrjeti Politico.

Zhvillimi vjen gjithashtu pas dënimit të Trump në gjyqin e parave të heshtjen ndaj aktores pornografike ne New York, që fillimisht dukej sikur nuk do të ndikonte në donacionet, por tashmë realiteti ka nisur të ndjehet.

“Mendoj se ka ardhur koha të shikojmë reagimin e vërtetë ndaj verdiktit të fajësisë”, tha strategu politik republikan Jason Roe, ish-drejtor për partinë në Michigan.

Ndërsa Tom Mcabe, kryetar republikan i kontesë të paqartë zgjedhore Mahoning, Ohio, tha: “Këto zgjedhje do të vendosen nga periferia, dhe në terma afatshkurtër verdikti i fajësisë po e lëndon atë”.

Në lidhje me çështjen e abortit, një sondazh i rrjetit Gallup këtë muaj tregonte një masë e konsiderueshme votuesish do të votonin për kandidatët që kishin një mendim me ata për cështjen, dhe rrjeti Politiko thotë se kjo ‘ndihmon ata që mbështesin të drejtën e abortit’.

Por gjithsesi të gjitha statistikat e zgjedhjeve aktuale duhet të merren me kujdes, pasi si Trump e Biden janë prej kohësh të papreferuar , madje dhe demokratët janë të shqetësuar për të nominuarin e tyre.

“Të dy presidentët nuk kanë standarde dhe kane një nivel të ulët aprovimi”, tha Haley Barbour, ish-guvernator republikan në Mississippi. “Biden ndoshta ka standardin më të ulët në historinë e zgjedhjeve.”

Ndërsa Trump e quante sondazhin e Fox News në një koment “Plehrë!”

Zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt, tha në një dekalratë, “I korruptuari Joe Biden dhe demorkatët që po përdorin gjyqësorin si armë kundër presidentit Trump, kanë shpenzuar rreth $80 milionë duke blerë mediat e megjithatë  Presidenti Trump udhëheq ndaj Joe Biden në çdo sondazh.”//Politico//

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA