Lavrov në SHBA për takimin e ministrave të Jashtëm të G20, do kërkojë lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë

30/10/2026 08:58

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20.

Vizita e Lavrov vjen në një moment tensionesh mes Moskës dhe Perëndimit, ndërsa një prej çështjeve që pritet të ngrejë diplomati rus gjatë takimit është heqja e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Qeveria ruse bëri të ditur të enjten se Lavrov synon të kërkojë lehtësimin e masave kufizuese kundër vendit të tij gjatë diskutimeve me homologët ndërkombëtarë. Takimi i ministrave të Jashtëm është pjesë e përgatitjeve për samitin e liderëve të G20, i cili do të zhvillohet më 14 dhe 15 dhjetor në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Mbledhja pritet të shërbejë si një mundësi për diskutimin e çështjeve kryesore të agjendës ndërkombëtare dhe sfidave ekonomike e politike me të cilat përballen vendet anëtare.

Top Channel