Nga premtimi në Itali te shpërthimi në Turqi, prestigjiozja spanjolle i kushton artikull Manajt: Spanja të ketë kujdes nga… Mbreti

24/06/2024 17:44

Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga dueli me Spanjën, trajneri i Kombëtares Sylvinho po mendon formacionin më të mirë që mund të hedhë në fushë për të marrë fitoren e pare historikë të Shqipërisë kundër “La Rojas”, një fitore që mund të na kualifikojë për në fazën tjetër të Europianit.

Prestigjiozja spanjolle, “Marca”, ka zgjedhur që t’i kushtojë një artikull sulmuesit të Kombëtares, Rey Manaj, duke e cilësuar atë si rrezikun më të lartë për ekipin e De La Fuentes.

“Në vetëm pesë vjet ai arriti të vishte fanellën e gjashtë skuadrave në Itali: Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara dhe Pisa . Gjashtë ekipe ku ai lidhi transferime zinxhirë dhe pak mundësi derisa provoi fatin në Spanjë te Granada dhe Albacete. Pavarësisht kësaj, Barcelona besoi në talentin e tij për ta bërë atë pjesë të filialit të tyre”, shkruan “Marca” për Manajn.

Më pas, prestigjiozja sportive thekson dhe një deklaratë që Manaj dhe për “Corriere dello Sport” për kohën që ai ishte te Barcelona: “Ndihesha sikur po luaja FIFA në Playstation… por gjithçka ishte e vërtetë. Për disa muaj pata nderin të vrapoja dhe të stërvitesha përkrah Messit. Nuk fola shumë, por dëgjova gjithçka. Në ato ditë, një tjetër klub i La Ligës më donte, por Barcelona vendosi të më mbajë”.

Nga Barcelona, te Spezia e Watford, deri sa ngeli pa skuadër, por në verën e 2023-shit, ishte klubi turk Sivasspor që i besoi sulmuesit shqiptar, me këtë të fundit që ia shpërbleu me 18 gola në kampionat, duke dalë i treti si golashënues pas Mauro Icardit dhe Edin Dzekos.

“Një referencë që tregon se ky është lojtari më i rrezikshëm i Shqipërisë dhe kush ka pritshmërinë më të lartë për të shënuar gola deri tani në Europian. Një premtim që tashmë është bërë realitet”, e mbyll “Marca” artikullin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA