Franca në kaos/ Protestat e nxënësve detyrojnë mbylljen e deri 500 shkollave, mbi 5 mijë të arrestuar
Rusia ka lëshuar 205 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë një sulmi që nisi mbrëmjen e së dielës dhe vijoi gjatë natës. Sipas bilancit paraprak të publikuar nga Forcat Ajrore të Ukrainës, 172 prej mjeteve fluturuese pa pilot janë rrëzuar ose neutralizuar nga sistemet ukrainase të mbrojtjes.
Sulmi nisi rreth orës 18:00 me kohën lokale dhe, sipas autoriteteve ukrainase, në të janë përdorur dronë të llojeve Shahed, Gerbera dhe Banderol/Dan-T, si dhe mjete të përdorura për të mashtruar mbrojtjen ajrore, të njohura si Parody.
Mes mjeteve të përdorura në sulm raportohet se ishin edhe 49 dronë me motor reaktiv. Për përballimin e sulmit u angazhuan forcat ajrore dhe njësitë ukrainase të mbrojtjes kundërajrore, së bashku me njësitë e luftës elektronike dhe grupet e lëvizshme të zjarrit.
Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se janë regjistruar goditje në 13 zona, ndërsa mbetje të mjeteve ajrore të rrëzuara kanë rënë në tre zona të tjera. Bilanci i plotë i dëmeve dhe viktimave nga sulmi nuk është bërë ende i ditur, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e pasojave.
Top Channel