Kthehet java 6 ditëshe në punë/ Greqi, prej 1 korrikut punëdhënësi mund të të heqë ditët e pushimit

23/06/2024 11:00

Nga 1 korriku i këtij viti, punëdhënësit në Greqi kanë të drejtë të kërkojnë gjashtë ditë punë për punëtorët e tyre.

Në këtë mënyrë shfuqizohet java 5 ditëshe në punë dhe pushimi në fundjavë. shumë njerëzve në industri, shitje me pakicë, ferma dhe disa shërbime do t’u kërkohet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse punëdhënësi vendos kështu.

Për ditën e gjashtë paguhet një shtesë prej 40 për qind të pagës ditore. Turizmi dhe gastronomia janë të përjashtuar nga kjo rregullore, pasi java pesëditore në këta sektorë i përket të shkuarës që nga viti 2023.

“Me ligjin  java pesëditëshe merr fund përfundimisht”, thotë Aris Kazakos, profesor emeritus i së drejtës së punës në Selanik. Avokati i njohur paralajmëron nga rreziku i pushtetit absolut të punëdhënësit në marrëdhëniet me punonjësit e tij. Kazakos mbështet marrëveshjet kolektive, të cilat po nxirren gjithnjë e më shumë nga legjislacioni i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Demokracisë së Re.

Zyrtarisht java gjashtë-ditëshe u vendos me arsyen se në tregun grek të punës mungon personeli i kualifikuar. Kjo bën që puna jashtë orarit të jetë më e lirë për punëdhënësin dhe ai nuk detyrohet të punësojë më shumë punonjës.

Në shumicën e vendeve evropiane sindikatat luftojnë për shkurtimin e orarit të punës pa ulur pagat. Synimi është ndër të tjera, që të stimulohet punësimi. Sepse java 35-orëshe ose java katërditëshe kufizon numrin e orëve jashtë orarit dhe i detyron punëdhënësit të punësojnë personel shtesë. Në të njëjtën kohë studimet tregojnë se kjo rrit produktivitetin dhe përkushtimin e punonjësve.

Rregulloret e reja greke për javën gjashtëditëshe nga ana tjetër e kthejnë kohën pas. Pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për karrierë dhe oraret e punës gjithnjë e më të gjata pa një kompensim të konsiderueshëm po i detyrojnë shumë grekë të largohen nga vendi. Dhe gjithnjë e më shumë njerëz refuzojnë të punojnë në turizëm, sepse kushtet e punës atje i ngjajnë një skllavërie moderne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA