Publikimi testeve para provimeve universitare, shkakton zemërim e protesta në Indi (fotot)

22/06/2024 17:39

Protesta po zhvillohen në disa qytete të Indisë pas një zemërimi të gjerë për publikimet e testeve para provimit të pranimit në universitete.

Sindikatat e studentëve dhe parti opozitare kanë protestuar të enjten e të premten për parregullsitë e shumta në dy provimet kryesore të universiteteve në vend.

Agjencia Kombëtare e testimit në Indi, e cila organizon testimet, njoftoi anulimin e testit të të mërkurës duke shpjeguar se “integriteti i provimit mund të ishte kompromentuar”.

Një ditë më vonë ministri i arsimit Dharmendra Pradhan pranoi se një ditë para testit pyetjet e përgjigjet kishin dalë në rrjet, edhe pse jo në faqe të shikueshme nga publiku i gjerë, por në rrjete të errëta për qëllime ilegale.

Zhvillimi i fundit vjen teksa në zhvillim ishin protesta për një tjetër “publikim testesh” në universitetet shtetërore më 5 maj, me të cilin përfitoheshin kurse mjekësore para diplomimit në institucionet e vendit.

Akuzat e publikimit erdhën kur 67 studentë kishin shënuar pikët maksimale 720, në njoftimin e rezultateve më 4 qershor, dhe opozita fajësoi zyrtarët e kryeministrit Narendra Modi për kompromentim të qëllimshëm të sistemit arsimor.

Kreu i partisë komuniste Indiane, D Raja kërkoi anulimin e testimeve teksa tha: “Kjo që po ndodh në ministrinë e arsimit është kriminale”.

Rahul Gandhi, kreu i Kongresit dhe partisë më të madhe opozitare, tha se sistemi arsimor është kapur nga partia BJP  e Modi.

Një seancë shtetërore dëgjimore mbi parregullsitë pritet të kryhet më 8 korrik.

FOTO GALERI
2/3
Opozita fajësoi zyrtarët e kryeministrit Narendra Modi për kompromentim të qëllimshëm të sistemit arsimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA