I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet
Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë ka pasur disa ndërprerje në pjesën e saj të dytë. Kjo për shkak se disa persona kanë hyrë në fushë dhe kërkuan të bënin foto me Cristiano Ronaldon.
I pari ishte një djalë i vogël i cili nga tribuna, u fut me shpejtësi në fushë për të takuar Ronaldon.
Ky i fundit e përqafoi me përzemërsi dhe pranoi të bënte një foto me djalin e vogël, i cili më pas u doli vetë nga terreni. Pak minuta më vonë, një tjetër djalosh hyri në fushë për të bërë të njëjtën gjë dhe këtë radhë ylli portugez u mërzit me këtë ndërprerje.
Tifozi shkoi dhe kapi Ronaldon nga qafa, me portugezin që nuk reagoi ndërsa stjuardët e shkëputën tifozin me vështirësi.
Top Channel