Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK, kishte fletëthirrje për t’u paraqitur në orën 11:15
22/10/2026 11:17
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Qerimaj kishte një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:15.
Ende nuk dihet arsyeja për të cilën peshëngritësi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme dhe as çështja për të cilën do të pyetet.
Top Channel