Eksplozivi ndaj gjyqtarit dhe policit në Shkodër, Karamuço i bindur: Është një grup ‘delivery’ që paguhet për…

21/06/2024 11:48

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço është shprehur i bindur se eksplozivi i vendosur ndaj gjyqtarit dhe ndaj policit në Shkodër, kanë autor të njëjtë.

Në “Top Story”, Karamuço tha se kjo vërtetohet nga pamjet e sigurisë, ku lëvizja e autorit tregon që është i njëjti në të dyja ngjarjet.

Karamuço: Natën që shpërtheu tritoli kam qenë në Shkodër për një trajnim. Kam parë videot dhe kemi shkëmbyer edhe në takim me përfaqësuesit e prokurorisë, që dyshohet se është person i njëjtë ai që ka vendosur eksplozivin edhe të gjyqtari edhe te polici.

Mënyra sesi ai ecën, në një moment kur afrohen te muri, atë hedhjen e këmbës që bën në krahun e majtë, është i njëjti në të dyja rastet. Për këtë dyshon dhe policia, shikoni dhe gjatësinë dhe pesha. Është i njëjti grup, janë grupe ‘delivery’, jepi paratë jepi dhe një eksploziv. Është tmerrësisht i ngjashëm dhe dyshohet për një grup të vetëm por që duhet faktuar.

Është një grup i cili ngarkohet për të hedhur eksploziv, këtu flasim për dy motive që janë pistat kryesore të policisë.

Ka dhe të dhëna të tjera në rrugë operative që qarkullon ky njeri, janë sekrete hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA