Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Urave mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Rama thekson se po vijon puna pa ndërprerje, ndërsa deri tani është realizuar 55% e punimeve.

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut.

“Në kantierin, Urat mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje ku deri tani është realizuar 55% e punimeve.

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA