Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mësditën e kësaj të enjteje në kryeqytet, me pasojë një të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ku 21-vjeçari D. A, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA