22/12 22:01
Avokati Genc Gjokutaj dhe anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo janë përplasur ashpër me analistin Ergys Mërtiri.
Avokati ka “shpërthyer” në ofendime ndaj analistit, pas deklaratës së tij për vendimin e Mbretërisë së bashkuar për të lënë non-grata ende Sali Berishën.
Gjokutaj: O alergjik… Ai merret me shkeljen a jeni në terezi.
Bozdo: (I drejtohet Mërtirit) i vjen në emision pa lexuar dosjen. Pse ke ardhur, rrije shihje sportin. Lexo para së të vish.
Mërtiri: Unë nuk jam jurist, kam ardhur të bëj komente politike, me gjyqet merren ju. Kjo është politika e gjitha. Një person që është në luftë me botën kërkon që të fusë opozitën në luftë me botën. Ju doni të mbroni një kope të korruptuarish.
Top Channel