VIDEO/ Anglisë i mjafton Bellingham, “Tre Luanët” fitojnë me vuajtje takimin përballë Serbisë

16/06/2024 22:55

Anglia ka fituar ndeshjen e parë të “EURO 2024” duke mposhtur me rezultatin 1-0 Serbinë në Gelsenkirchen.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Gareth Southgate, të cilët kaluan në avantazh me Jude Bellingham në minutën e 13’.

Gjithsesi gjërat nuk u bënë aspak të lehta për “Tre Luanët”, teksa ekipi serb provoi shpesh të barazonte.

Loja ishte e luftuar në të dyja kampet, por në fund rezultati ngeli i pandryshuar, me Anglinë që merr kështu kreun e Grupit C me tre pikë.

REZULTATI:

SERBI 0-1 ANGLI

Bellingham 13′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Anglisë 0-1!

89′ Milinkovic-Savic godet nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

86′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Bellingham dhe në vendin e tij futet Mainoo.

82′ Vlahovic godet me të majtën nga distanca, por Pickford ndërhyn në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

77′ Kane provon me një gjuajtje me kokë, por Rajkovic ndërhyn në kohën e duhur, duke përplasur topin në travers.

76′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Saka dhe në vendin e tij futet Bowen.

74′ Serbia kryen dhe zëvendësimin e fundit. Largone Zivkovic dhe në vendin e tij fut Birmancevic.

69′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Alexander-Arnold dhe në vendin e tij futet Gallagher.

61′ Dy zëvendësime të tjera te Serbia. Largohen Mitrovic dhe Lukic, në vendet e tyre futen Tadic dhe Jovic.

60′ Mitrovic pengohet në zonë dhe serbët protestojnë për penallti, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari lë lojën të vazhdojë.

46′ Ka zëvendësim te Serbia. Largohet Gudelj dhe në vendin e tij futet Ilic.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

43′ Zëvendësim te Serbia. Largohet Kostic dhe në vendin e tij futet Mladenovic.

39′ Gudelj shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Bellingham dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

20′ Mitrovic tenton me një gjuajtje me të djathtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

13′ GOOOL ANGLIA 0-1/ Bellingham godet me kokë pas krosimit të Sakës dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Gelsenkirchen!

FORMACIONET ZYRTARE:

SERBIA: Rajkovic, Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic, Zivkovic, S. Milinkovic-Savic, Lukic, Gudelj, Kostic, Vlahovic, Mitrovic.

Trajner: Dragan Stojkovic

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Alexander-Arnold, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.

Trajner: Gareth Southgate

Top Channel