VIDEO/ Vjen barazimi i parë i Europianit, Danimarka ndan pikët me Slloveninë në Shtutgart

16/06/2024 19:52

Danimarka dhe Sllovenia kanë ndarë pikët në Shtutgart, në barazimin e për të këtij Europiani.

Sfida nisi mjaft mirë për danezët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 17’ me Eriksen. Shanset për të dyfishuar rezultatin ishin aty, por nuk u shfrytëzuan mirë nga lojtarët danezë.

Në minutën e 77’ ishte Janza që solli barazimin, goditja e së cilit u devijua dhe shkoi ë rrjetë.

Kështu Sllovenia dhe Danimarka qëndrojnë me një pikë në Grupin C, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia me Serbinë.

REZULTATI:

SLLOVENI 1-1 DANIMARKË

Janza 77′ / Eriksen 17′

KOMENTI:

90+5′ Mbyllet sfida në barazim!

77’ Goool Sllovenia 1-1! Janza godet nga distanca, me topin që devijohet dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)

76′ Sesko provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përplaset në shtyllë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

17′ Goool Danimarka 0-1! Eriksen merr një top në zonë dhe me të djathtën e çon në rrjetë. (VIDEO)

1′ Nis sfida në Shtutgart!

FORMACIONET ZYRTYARE:

Top Channel