Kishte garantuar se do ta njihte vendimin e Apelit për vulën, por bëri të kundërtën.
Ndonëse juristët e tij e kishin këshilluar të mos ndërmarrë hapa ligjore, Lulzim Basha ka vendosur të ankohet në Gjykatën e Lartë për humbjen e vulës të cilën gjykata ia ktheu Sali Berishës.
“Vendimi është i padrejtë, do presim zbardhjen e vendimit dhe do bëjmë rekurs mos të triumfojë padrejtësia. Do kemi alternativë dhe do jemi në zgjedhje.
Berisha nuk është zgjidha për të larguar Ramën, por në fakt është aseti i vetëm i Ramës. Të kërkojmë që PD të kthehet te demokratët.”-u shpreh Basha.
Rekursi mund te behet vetëm pas zbardhjes së vendimit, e cila në situatën në të cilën është gjykata e Apelit me numrin e çështjeve gjyqësore mund ti marre kohe, ndërsa zgjedhjet po afrohen. Por, Lulzim Basha ka një plan B. Ideja e krijimit të një partie të re do mbetet në fuqi nëse nuk arrin te rimarrë vulën në kohë.
“Të gjitha opsionet dhe mundësitë që jep kodi zgjedhor janë në tavolinë. Shpresa jonë është që alternativa jo, që s’merret me cic mice të garojë me logon e partisë demokratike të Shqipërisë nëse kjo na pamundësohet do shfrytëzojmë çdo opsion te kodit zgjedhor.
Efekti i kësaj lëvizje politike të Lulzim Bashës do të reflektohet ditët në vijim, nëse ai do të arrijë të mbajë kompakt deputetët apo vala e dezertimit drejt Berishës do të vijojë siç ka nisur.
Top Channel