“Jam lidhur me një arabe”, habit Aureli: Makinat, veshjet dhe orët luksoze në “Për’puthen” m’i kanë dhënë shokët…

09/06/2024 16:27

Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” Aureli ka qenë i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel, ku ka rrëfyer më gjatë për jetën e tij personale dhe profesionale.

Ai tregon se tani është njohur me një vajzë nga vendet arabe dhe është ashtu siç e kërkonte dhe në “Për’Puthen” që t’i bëjë kafen prindërve etj. Përsa i përket makinave të shtrenjta dhe veshjeve luksoze, Aureli shprehet se e kanë ndihmuar shokët, pasi ai vetë nuk ka ndonjë pasur të madhe.

Aureli: Vendosa që të bëja njohjen dhe zgjedhjen që kam dëshiruar gjithmonë të bëj në jetën time për partneren. Kështu që ajo donte pak fokus, pak larg rrjeteve dhe në fund ia arrita.

Ronaldo Sharka: Ke gjetur partnere, domethënë je në një lidhje?

Aureli: Në ato ujëra. Ashtu siç e kam përshkruar në Për’Puthen, ashtu e kam gjetur. Që t’i bëjë kafen prindërve, mëngjesin, të gjitha. Nuk është shqiptare, është e huaj nga vendet Arabe, është 24 vjeç. Në Për’puthen nuk e gjeta dot, dola në terren të hapur e kërkova dhe e gjeta. Jam njohur rastësisht në rrugët e Spanjës.

I pyetur nëse merret me punë ilegale në Spanjë, Aureli tregon si qëndron e vërteta. Unë nuk kam thënë që kam makina, kam biznese, që kam lekë. Nuk jam i pasur, jam një djalë që pasuri nuk kam por nuk ngel kurrë pa lekë në xhep. Kam një pasur tjetër që është shoqëria dhe ato Range Roverat, orat e shtrenjta apo veshjet e shtrenjta, i kam lënë vetes vënd që shoku të mos kursehet dhe të më thotë t’i shoku im i dashur do dalësh në një emision, të duam shumë urdhëro këtë Range Roverin, urdhëro këtë veshjen e shtrenjtë, orën e shtrenjtë. Mi kanë dhuruar.

Ronaldo Sharka: A marrësh me punë ilegale dhe me çfarë merresh në Spanjë?

Aureli: Unë jam shofer poste, shpërndaj kutitë e njerëzve që kanë porosira nga të gjitha anët e botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA