Ekskluzive/ Pas vrasjes së recepsionistit në Dhërmi, u kap në Greqi! Zbardhet urdhër arresti i Policisë së Korfuzit për Gerald Shehun, në gjykatë…

07/06/2024 18:40

Policia greke ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Geraldo Shehut në ishullin e Korfuzit, autorin e dyshuar të vrasjes së recepsionistin të hotelit në pronësi të tij.

Top Channel disponon ekskluzivisht urdhrin e arrestit të tij, lëshuar prej drejtorisë së policisë së Korfuzit, pas njoftimit të sistemit Europian Sirene për arrestimin e Shehut për llogari të Interpol Albanias.

Shkresa mban datën 07.06.2024 dhe i referohet ndalimit të shehut në orën 6:45 (18:45 ora lokale) në aeroportin e Korfuzit.

Në përshkrimin e arrestit, thuhet se mbajtësi i pasaportës të Britanisë së Madhe është Geraldi i biri i Asimit dhe Shpresës i datëlindjes 16.02.1981 në Memaliaj.

Gazetari Artur Bibe raporton se ndalimi i tij u bë brenda territorit të aeroportit mbas zonës chek-in, pasi po përgatitej të udhëtonte për Athinë në avionin e orën 20:00.

Prej verifikimit të të dhënave të tij rezultoi se në ngarkim të tij ekziston një sinjal i kuq për arrest me shkresë të Interpol me numër 234 lidhur me një vrasje të ndodhur në 06.06.2024 në Shqipëri.

U njoftuam nëpërmjet Sirene me shkresë të përkthyet nga autoritet shqiptare në funksion në nenit 2 dhe 6 të ligjit 3251/2004 për urdhrat europiane të arrestit dhe procedura të tjera. Për arrestimin e tij u njoftuan autoritet shqiptare.

Mbas komunikimin me prokurorin u vendos të mbahet dhe i ndaluari do të dërgohet në gjykatë për zbatimin e fletës së arrestit të drejtorisë policisë Korfuz me kërkesë të palës shqiptare.

Lexo edhe: Pronari i hotelit e kishte planifikuar vrasjen/ Detaje të frikshme, pasi e qëlloi i dogji sendet dhe rrobat në furrën e picave! Trupin e mblodhi…

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA